Menu - Produktet

Kthehu

Ndrysho Gjuhën

© 2025 Miell Diamond.
Të gjitha te drejtat e rezervuara.

Rreth Nesh

Historia jonë

Prej 10 vitesh,
vlerë ne familjen tuaj

Fabrika e Miellit “Diamond” nisi prodhimin më 12 dhjetor 2012,
pas një pune intensive dyvjeçare montimi dhe instalimi të realizuar nga specialistë ndërkombëtarë të fushës.

Që prej ditës së parë, “Diamond” është ndërtuar mbi standarde të larta teknologjike dhe një filozofi të qartë cilësie.

Çdo detaj i procesit nga përzgjedhja e lëndës së parë deri te paketimi final pasqyron përkushtimin tonë ndaj përsosmërisë.

Falë këtij vizioni, vit pas viti fabrika ka njohur rritje të qëndrueshme, duke fituar besimin e tregut dhe respektin e partnerëve tanë.

Sot, “Diamond” përfaqëson një nga kapacitetet më moderne të prodhimit të miellit në rajon, simbol i cilësisë, korrektësisë dhe profesionalizmit shqiptar.

Lloje Produktesh
0 +
Staff Profesionist
0 +
Vite në treg
0 +

"Zhvillimi për ne nuk është thjesht prodhim,
por ndikim tek njerëzit, familjet dhe brezat që na rrethojnë."

Rreth Nesh

Fokus i palëkundur ndaj cilësisë

Suksesi i Fabrikës së Miellit “Diamond” buron nga një filozofi e vetme: cilësia është themeli i gjithçkaje që bëjmë.

Çdo hap i procesit, nga përzgjedhja e grurit deri te produkti final, udhëhiqet nga standardet më të larta të kontrollit dhe përkushtimit profesional.

Ky fokus i pandërprerë ndaj përsosmërisë është ajo që na dallon dhe na ka bërë emër referencë në industrinë e miellit.

Rreth Nesh

Standarte Ndërkombëtare

Në Fabrikën e Miellit Diamond, cilësia nuk është kompromis.
Ne operojmë sipas standarteve më të larta ndërkombëtare,
duke garantuar siguri dhe cilësi në produktet tona.

Miell Diamond

Lider në Shqipëri dhe Rajon

Miell Diamond, pjesë e Agroblend Group, përfaqëson sot ekselencën e padiskutueshme në industrinë e përpunimit të drithërave në Shqipëri dhe në rajon.

Me një infrastrukturë moderne, teknologji të fjalës së fundit dhe standarde të larta europiane, Diamond është bërë simbol i cilësisë, inovacionit dhe besueshmërisë.

E ndërtuar mbi traditë, përkushtim dhe profesionalizëm, kompania ofron një portofol produktesh premium, të dizajnuara me kujdes si për përdorim familjar, ashtu edhe për sektorin profesional të industrisë ushqimore.

Çdo produkt bart vulën e përsosmërisë, duke garantuar cilësi të qëndrueshme, siguri ushqimore dhe performancë superiore — vlera që e bëjnë Miell Diamond një emër referencë në çdo treg dhe në çdo tryezë

Rreth Nesh

Misioni

Të ndërtojmë çdo ditë më shumë se një fabrikë, të ndërtojmë një trashëgimi cilësie dhe besimi.

Duke u mbështetur në teknologjitë më të avancuara dhe në profesionalizmin e njerëzve tanë, ne synojmë të garantojmë produkte me siguri absolute dhe cilësi të pakrahasueshme.

Çdo hap që hedhim është një hap drejt përsosmërisë, drejt një standardi që e ngre më lart industrinë shqiptare dhe rajonale.

Miell Diamond – aty ku përkushtimi ndaj cilësisë bëhet mision dhe përgjegjësi ndaj çdo familjeje që na beson

Rreth Nesh

Vizioni

Miell Diamond, pjesë e Agroblend Group, synon të jetë lider i qëndrueshëm në tregun e miellit në Shqipëri dhe në rajon, duke ofruar produkte që përmbushin dhe tejkalojnë pritshmëritë e konsumatorit modern.

Ne aspirojmë të ndërtojmë një markë që identifikohet me cilësinë, inovacionin dhe besueshmërinë, një emër që përfaqëson standardet më të larta të industrisë ushqimore.

Përmes teknologjisë së avancuar, stafit të kualifikuar dhe përkushtimit ndaj përsosmërisë, Diamond synon të mbetet referencë e ekselencës në prodhimin e miellit dhe partner i besuar i çdo familjeje dhe industrie ushqimore në rajon.