Miell Diamond

Fabrika e Miellit Diamond ka filluar prodhimin më 12 dhjetor të vitit 2012, pas një pune dy vjeçare të montimit të saj nga specialistë të huaj. Është një fabrikë totalisht e re që nga ndërtesa e deri tek çdo makineri që ajo përmban. Gjatë këtyre viteve, fabrika Diamond ka arritur të jetë faktor në tregun vendas përsa i përket prodhimit të miellit.Vit pas viti, u shënua rritje e trgut të saj dhe kjo falë cilësisë,

korrektësisë dhe angazhimit të pareshtur të stafit profesionit. Ne kemi arritur të prodhojmë më shumë se 20 lloje produktesh të ndryshme mielli duke plotësuar çdo kërkesë të konsumatorëve dhe të tregut.

Fabrika e Miellit Diamond synon të jetë lider në rajon, kjo pasi i ka të gjitha kapacitetet për të qenë e tillë. Investim i fjalës së fundit të teknologjisë, lëndë e parë e një cilësie të lartë të garantuar, linjë prodhimi me parametra europiane, laborator bashkohor,staf i kualifikuar… të gjitha këto elemente sëbashku garantojnë suksesin e Fabrikës së Miellit Diamond!

Misioni yne

Të vazhdojmë të rritemi çdo ditë e më shumë nëpërmjet teknologjisë dhe burimeve njerëzore si dhe të sigurojmë cilësi dhe siguri maksimale të produkteve tona.

Vizioni ynë

Të jemi lider të tregut të miellit në rajon e të plotësojmë do kërkesë të konsumatorit tonë inteligjent, në çdo kohë.